Iu hoqën titujt mbretëror, Mbreti Charles akordon një shumë për shpërnguljen e princit nga rezidenca mbretërore dhe një pension vjetor
Pallati i Buckingham njoftoi të enjten se Mbreti Charles ka filluar procesin e heqjes së Princit Andrew nga të gjitha titujt mbretëror dhe nderimet e tij, pas zbulimeve rreth marrëdhënies së tij me Jeffrey Epstein.
Ish-princi, i cili do të njihet si Andrew Mountbatten Windsor, nuk ka “kufij moralë” dhe e shfrytëzoi rolin e tij për të “mbushur xhepat e tij” dhe për të ndjekur gratë, sipas historianit britanik Andrew Lowney.
Duke folur në podcastin e Daily Mail “Deep Dive: The Fall of the House of York”, Lowney zbuloi se gjatë një udhëtimi të financuar nga taksapaguesit në Tajlandë, ish-princi solli 40 prostituta në hotelin me pesë yje ku po qëndronte në vetëm katër ditë.
Lowney është autori i biografisë “The Rise and Fall of the House of York”, e cila dokumenton rënien dramatike të Andrew. Duke folur në podcast, historiani tha se në vitin 2001, Princi i atëhershëm Charles kishte sugjeruar që vëllait të tij të mos i jepej roli i të dërguarit tregtar të kurorës, duke paralajmëruar se ai do të “ndiqte gratë dhe do të luante golf”.
“Në vitin 2001, Andrew ishte 41 vjeç, duke kaluar një krizë të moshës së mesme dhe filloi të krijonte marrëdhënie me shimë gra. Duke përdorur rolin e tij si një i dërguar tregtar i paguar nga taksapaguesit për të shkuar në udhëtime. Ai gjithmonë kalonte dy javë “kohë private”. Kështu që ne i paguanim pushimet. Pati një udhëtim të famshëm në Tajlandë për festimet e ditëlindjes së Mbretit. Andrew po përfaqësonte vendin e tij dhe këmbëngul të qëndrojë në një hotel me pesë yje në vend të ambasadës, siç bënte gjithmonë. Andrew solli 40 prostituta gjatë një periudhe katër-ditore. E gjithë kjo u bë e mundur nga diplomatët dhe të tjerët”, tha Lowney.
Sipas historianit, incidenti në Tajlandë është verifikuar nga disa burime, duke përfshirë një korrespondent të Reuters dhe një anëtar të familjes mbretërore tajlandeze.
Lowney gjithashtu shtoi një dimension tjetër në sjelljen e Andrew, duke argumentuar se shqetësimi i vërtetë gjatë udhëtimeve të tij si një i dërguar tregtar ishte se ai po përdorte pozicionin e tij për të çuar përpara interesat e tij të biznesit.
Në të njëjtën kohë, ai bëri thirrje që Arkivi Kombëtar të publikojë të dhëna nga koha e Andrew si i dërguar tregtar, duke argumentuar se kishte një “konspiracion heshtjeje” që rrethonte princin e rrëzuar.
“Andrew do të dërgonte një listë njerëzish që donte të takonte për qëllime personale biznesi ose për qëllime të një burri të quajtur David Rowlands, me të cilin kishte një marrëdhënie biznesi. Për shembull, Andrew arriti të siguronte një licencë bankare për Rowlands në Lindjen e Mesme”, pohoi historiani.
“Ai organizoi një takim në Kinë për Rowlands, i cili donte të zhvillonte biznesin e tij atje. Të gjitha të dhënat nga koha e tij si i dërguar tregtar midis viteve 2001 dhe 2011 mbeten të mbyllura. Ato duhet të jenë në Arkivin Kombëtar. Ato mbeten të mbyllura dhe kjo është pjesë e konspiracionit të heshtjes rreth Andrew, të cilën duhet ta thyejmë”, shtoi ai.
Kur u pyet se çfarë këshille do t’i jepte Mbretit Charles në lidhje me Andrew, Lowney tha se donte “më pak sekret dhe më shumë transparencë” nga familja mbretërore.
Historiani dha intervistën përpara se Pallati i Buckinghamit t’i hiqte zyrtarisht titujt Andrew.
“Andrew e diskrediton institucionin. Ai minon të gjithë punën e mirë që bën pjesa tjetër e familjes. Nëse Andrew do të ishte verifikuar siç duhet gjatë kohës së tij si i dërguar tregtar, disa nga këto probleme mund të mos kishin ndodhur. Mendoj se familja do të fitonte shumë respekt nëse do ta përjashtonin. Nëse përballet me akuza penale, le të përballet me to. Le të shkojë në burg nëse është e nevojshme. Kjo do të tregojë se askush nuk është mbi ligjin. Unë flas si dikush që dëshiron që monarkia të mbijetojë. Por nuk dua që ajo të mbijetojë nëse këta të korruptuar dhe mashtrues kanë akses të lirë”, tha ai.
Top Channel