Foto/ Ylli i Realit fiton “Halloween”-in, nuk njihet nga askush me kostumin e tij të frikshëm
31/10/2025 17:59
Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ka festuar mbrëmjen e Halloween-it në një atmosferë plot argëtim bashkë me të dashurën e tij, Virginia Fonseca.
Çifti organizoi një festë të madhe me miqtë më të afërt, ku nuk mungoi as shoku i skuadrës, Eder Militao.
Vinicius ndau në rrjetet sociale disa foto nga festa, ku shfaqet i veshur me kostum tematik së bashku me miqtë e tij Kai Cenat, Ozuna, Luiz Filipe, Menegate, Pedro Quintaes dhe Eduardo Peixoto.
Festa e lojtarit brazilian u bë virale në rrjet, duke tërhequr vëmendjen e fansave për atmosferën festive dhe kreativitetin e kostumeve të tyre.
Top Channel