Iu hoqën titujt mbretëror, Mbreti Charles akordon një shumë për shpërnguljen e princit nga rezidenca mbretërore dhe një pension vjetor
Andrew Mountbatten-Windsor, ish-princi britanik, ka përdorur rolin e tij si Trade Envoy për përfitime personale dhe shfrytëzim të fondeve publike, sipas historianit mbretëror Andrew Lownie.
Në një episod të ri të podcastit Deep Dive: The Fall of the House of York, Lownie pretendon se Andrew nuk kishte moral dhe kufij, duke kombinuar udhëtime të paguara nga taksapaguesit me jetën e tij private dhe kërkimin e grave.
Historiani tregon se gjatë një udhëtimi në Tailandë, i financuar nga taksapaguesit, ish-princi kishte sjellë 40 prostituta në hotelin e tij pesë-yjëshe gjatë vetëm katër ditëve. Lownie thotë se këto informacion janë konfirmuar nga burime të ndryshme, përfshirë një korrespondent të Reuters dhe një anëtar të familjes mbretërore tailandeze.
Lownie thekson gjithashtu se ish-Princi Andrew përdorte rolin si Trade Envoy për interesa biznesi personale, duke takuar individë dhe ndihmuar në çështje financiare për partnerët e tij, siç ishte rasti i David Rowlands dhe licenca bankare në Lindjen e Mesme.
Sipas historianit, Princi Charles kishte këshilluar kundër emërimit të Andrew në këtë rol në 2001, duke paralajmëruar se ish-princi do të “ndjekë gra dhe të luajë golf”. Megjithatë, atë e mbështeti atëherë Kryeministri Tony Blair dhe aleati i tij Peter Mandelson.
Këto akuza vijnë pas vendimit të fundit të Mbretit Charles, i cili ka nisur procesin formal për të hequr titullin princëror Andrew-it dhe për ta detyruar të largohet nga Royal Lodge.
Lownie ka kërkuar gjithashtu që Arkivi Kombëtar të publikojë dokumentet mbi mandatet e Andrew-it si Trade Envoy, duke e quajtur situatën një “komplot heshtjeje” për aktivitetet e ish-princit.
Top Channel