 Shuhet Fatos Nano, reagon ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj: Kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize
																		
					
					
					
						Shuhet Fatos Nano, reagon ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj: Kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize						 
								
			Ambasada e Shqipërisë mblodhi bizneset shqiptare që veprojnë në Kosovë në një takim me synimin e rrjetëzimit të tyre dhe ofrimin e bashkëpunimit.
Ambasadori Petrit Malaj, në kuadër të kësaj njoftoi se kanë bërë propozime konkrete që të thellohet bashkëpunimi mes Kosovës e Shqipërisë në zhvillimin ekonomik por edhe të bizneseve.
“Krijimin e mekanizmave për vlerësimin e pashfrytëzuar në tregti dhe hartimin e planeve të përbashkëta për hyrjen së bashku në tregjet e reja. Ngritjen e një komisioni dypalësh për të analizuar ndikimet që mund të sjellë ndikimi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian mbi tregtinë e bashkëpunimin ekonomik”, u shpreh Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë.
Pjesë e propozimeve janë edhe transformimi i forumit ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë në një mekanizëm të përvitshëm mes dy vendeve, hartimin e guidave të përbashkëta turistike, shtimin e binjakëzimeve ndërmjet njësive të qeverisjes vendore.
Bizneset prezentë e mirëpritën një bashkëpunim të tillë e ambasada e Shqipërisë në Kosovë u zotua se do jetë partner aktiv në zhvillimin e bizneseve shqiptare që punojnë në Kosovë dhe anasjelltas.
Top Channel