 U njoftua 10 ditë më parë/ SPAK për akuzën ndaj Ballukut: U shkel barazia në tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë
																		
					
					
					
						U njoftua 10 ditë më parë/ SPAK për akuzën ndaj Ballukut: U shkel barazia në tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë						 31/10 16:50
					
				Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në gjykatën kushtetuese i rrethuar nga policët.
I prangosur dhe nën shoqërinë e masave të rrepta të sigurisë, Veliaj sapo ka zbritur nga fugoni i policisë ka parë nga gazetarët, të cilët po ndjekin hap pas hapi seancën e sotme.
Përfaqësuesit ligjor të Veliajt në seancën e sotme në Kushtetuese janë Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi.
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.
Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00, teksa Gjykata ka njoftuar ish-kryebashkiakun të jetë i pranishëm nëse e vlerëson të arsyeshme.
Top Channel