Ka rinisur punimet Kuvendi i Shqipërisë, në pjesën e dytë tashmë, pas hedhjes në votim të kërkesës së deputetëve të PD për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Në nisje të pjesës së dytë të seancës, deputeti i PD Belind Këlliçi tha se në votimin për shkarkimin e Peleshit, deputetët e opozitës donin të votonin, por nuk kuptuan se çfarë u hodh në votim në atë moment, dhe kërkuan në drejtuesja e Kuvendit përgjigje.
Ai tha se nuk morën asnjë përgjigje dhe nuk ndaj rezultati ishte me 10 vota pro shkarkimit, që sipas tij nëse do u ishte kthyer përgjigje se për çfarë po votohej në ato momente, rezultati do të ishte ndryshe.
“E para, pak më parë u zhvillua procedura për shkarkimin e kreut të Kuvendit, është e paprecedentë ajo që ndodh që deputetët pyesin se çfarë po votohet dhe nuk marrin përgjigje.
Në momentin që u zhvillua procesi i votimit, deputetët e PD kërkonin se çfarë ishte hedhur në votim, dhe nuk merrnin përgjigje.
Të gjithë deputetët prezentë kanë qenë të vendosur për të votuar pro kërkesës, por në pamundësi për të kuptuar se çfarë është hedhur në votim në atë moment, një pjesë e tyre nuk kanë marrë pjesë në votim.
Mendoj që një rendin e ditës me 19 pika, do na çojë në një skenarë, që në rastin më të mirë do mbërrijmë në gjysmën e rendit të ditës në orët e vota të pasdites. Mendoj që duhet të bëjmë një ekonomizim të orës, në Konferencës së Kryetarëve”, tha Këlliçi.
Top Channel