SHBA planifikon të reduktojë numrin e trupave në Evropë: Shenjë pozitive e rritjes së aftësive dhe përgjegjësisë evropiane
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se i ka udhëzuar Departamentit të Mbrojtjes të fillojë testimin e armëve bërthamore amerikane “menjëherë” në përgjigje të programeve të testimit nga vendet rivale, një njoftim që erdhi pak momente përpara se ai të takohet me presidentin e Kinës, Xi Jinping.
Trump tha në një postim në rrjetet sociale se SHBA-të “kanë më shumë armë bërthamore se çdo vend tjetër”, duke e renditur Rusinë të dytën dhe Kinën “një të tretën larg, por do të jetë edhe brenda 5 viteve”.
“Për shkak të programeve të testimit nga vendet e tjera, unë i kam udhëzuar Departamentit të Luftës që të fillojë testimin e armëve tona bërthamore në baza të barabarta. Ky proces do të fillojë menjëherë”, tha Trump.
Kjo do të shënonte një ndryshim të madh në politikën e SHBA-së. SHBA-të “kanë respektuar një moratorium vullnetar mbi testimet e eksplozivëve bërthamorë që nga viti 1992”, sipas Kongresit.
Trump është aktualisht për në Busan, Korenë e Jugut, para se të takohet me Xi.
Top Channel