Duket se një marrëveshje e re politike është në horizont mes partisë socialiste dhe partisë demokratike për ndryshimin e Kushtetuës, gjë e cila ka sjellë debat edhe mes kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe gazetarit Bledian Koka.

Gjatë emisionit të sotëm në “Top Story”, Agron Shehaj doli kundër kësaj marrëveshje që sipas tij e kanë planifikuar vetëm për përfitimet e tyre.

Gazetari Bledian Koka ka replikuar Shehajn, duke e cilësuar atë edhe më keq se të vjetrit në politikë.

Pjesë nga debati:

Koka: Shani ata të vjetrit, por jemi më keq vetë. Nuk janë takuar fare.

Shehaj: Unë them që janë takuar para dy ditësh, nëse e ka ndryshuar sot gjë tjetër. Pse të djeg ty?”

Koka: Pse je në komision aty? Kush është skenari më i keq? Se kjo është më e keqja. Nëse ke parë më keq na e thuaj.

Shehaj: Çfarë problemi ke ti?

Koka: Unë jam qytetar dhe gazetar i këtij vendi. Hall ke ti.

Shehaj: Më lër të flas. Qetësohu.

Koka: Je bërë shumë i ndjeshëm.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta