 Gjyqtares Sonila Bejtja i mbaroi mandati, Presidenti Begaj hap procedurat për vakancën në GJK
																		
					
					
					
						Gjyqtares Sonila Bejtja i mbaroi mandati, Presidenti Begaj hap procedurat për vakancën në GJK						 
								
			Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një deklaratë jashtë sallës së Parlamentit e ka quajtur seancën e sotme parlamentare një teatër dhe shfaqje të radhës së bashkëpunimit mes mazhorancës e PD, për të ruajtur pushtetin e tyre dhe për të vrarë alternativat politike për shqiptarët.
Agron Shehaj u shpreh se seanca plenare ku kërkohet shkarkimi i kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, është një farsë.
“Një farsë kur të hënën bien dakort pastaj thonë do takohemi do ndryshojmë së bashku Kushtetutën e sot bëjnë sikur zihen”, tha kreu i Mundësia.
Sipas Shehajt, Partia Demokratike ka tradhtuar interesat e votuesve opozitarë, pasi është bërë bashkë me Partinë Socialiste, duke rënë dakord për ndryshimin e Kushtetutës dhe zhdukjen e partive të reja si alternativë për qytetarët.
“Ajo që ndodhi të hënën, ku mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakort bashkë që të ndryshojnë Kushtetutën për të zhdukur partitë e reja. për të zhdukur alternativat në këtë vend, e bënë këtë seancë të sotme thjesht një farsë, një farsë kur të hënën bien dakort pastaj thonë do takohemi do ndryshojmë së bashku Kushtetutën e sot bëjnë sikur zihen.
Kjo është ajo që po ndodh në Shqipëri! Interesi i qytetarëve gjithë beteja e madhe, e gjithë lufta gjoja që u bë dhe iu tha votuesve opozitarë që e keqja më e madhe është Edi Rama, gjithë kjo tani ka rënë. Tani tani janë bërë bashkë se kanë një interes të përbashkët: të mbajnë pushtetin që ata të dy të jenë e vetmja alternativë. Kjo po ndodh sot në Kuvend: teatri i radhës, shfaqja e radhës!”, tha Shehaj.
Top Channel