Lulzim Basha paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja
30/10/2025 16:19
Lulzim Basha, ish-kreu i Partisë Demokratike dhe aktualisht kryetar i Partisë Demokratët Euroatlantik, është paraqitur sot në ambientet e SPAK.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Basha është thirrur nga prokurori Alfred Shehu, si deklarues për hetimet e 21 Janarit.
Në kohën e tragjedisë me katër protestues të vrarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm.

Top Channel