Pas akuzave për abuzim me drogë, Sia fiton betejën për kujdestarinë e djalit. Gjykata rrëzon kërkesën e ish-bashkëshortit të saj
Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, vjen me sezonin e 44-t, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm.
Mbi 1000 shfaqe ndër 20 vite dhe mijëra e mijëra orëve, mbushur me të qeshura dhe duartrokitje, sezoni i 44-t risjell simbolikën e madhe të semaforit ngjyrë portokalli, i cili prej vitesh na mban në dilemën e ndalimit apo të ecjes përpara.
Shfaqja njihet për talljet me problemet e përditshme përmes humorit dhe satirës. Gjithashtu tallet me figura politike shqiptare, e jo vetëm. Aktorëve më të shquar të humorit shqiptar u bashkohen emra dhe personazhe të rinj, që me batutat dhe historitë e tyre, do të bëhen pjesë gazmore e gjithë familjes shqiptare këtu dhe kudo ndodhen nëpër botë. Në skenën dhe ekranin e Top Channel ndodh e qeshura!
E ftuar këtë javë, do të jetë Katerina, konkurrentja e “Për’puthen” në një ‘përballje’ me Kareninën, rolin e luajtur nga aktorja Albana Perhati. Më poshtë, mund të ndiqni episodin e kaluar të “Portokalli”.
Top Channel