“Ku t’i gjej lekët?”, rrëfimi mes lotëve i pacientes me kancer: Tentova të marr kredi, nuk më ofrohet brakiterapia

30/10/2025 09:12

Një paciente e prekur me kancer ka rrëfyer në “Top Story” vështirësitë që po has me kurimin e saj.

E prekur ajo ka treguar se nuk ka mundur të marrë fazën e fundit të trajtimit pasi nuk i ofrohet në spitalin shtetëror.

Nëse do t’i duhet të shkojë në spitalet private, pacientja tregoi se i duhen shumë para, të cilat nuk i ka.

“Përderisa shteti unë i derdh kontributet për gjithë këto vite pse duhet të shkoj unë për të marrë trajtim në një vend tjetër. Unë vuaj nga kanceri gjinekologjik. Nuk kam bërë asnjë seancë brakiterapi, kam pyetur në shumë vende në Turqi është 4000 euro.

Shoqeve të mia i ka shkuar edhe 6 mijë euro. Unë i jam drejtuar bankës për të marr një kredi, që të paktën të mbaroj mjekimin. Atë e ka në dorë Zoti dhe jetën ta jep ai.

Po kur mjeku të thotë bëj këtë mjekim dhe ky mjekim kushton, unë duhet të mendoj ku të gjej lekët. Unë po nuk bëra mjekimin çfarë të shpreson. Ka kaluar një muaj e gjysëm dhe unë nuk e kam bërë dot këtë trajtim”, tha pacientja e prekur nga kanceri.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta