 Popullariteti i Macron bie në 11%, presidenti francez barazon paraardhësin François Hollande si më pak i pëlqyeri
																		
					
					
					
						Popullariteti i Macron bie në 11%, presidenti francez barazon paraardhësin François Hollande si më pak i pëlqyeri						Seanca maratonë e kësaj të enjteje po shoqërohet me nota humori. Akuzat e Sali Berishës në drejtim të Ulsi Manjës për veshjet e tij, shkrinë së qeshuri deputetët socialistë.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja sfidoi Berishën duke treguar xhaketën që kishte veshur, ndërsa tha se copa që kishte veshur kreu i PD, kushtonte 2 mijë euro ‘pa hak pune.’
Berisha: Ato kostumet ku i ke ti? Ku i ke kostumet? Aaa.. i ke hequr ato
Manja heq xhaketën
Berisha: I ke hequr ato
Peleshi: Respektoni kodin e veshjes zoti Manja
Berisha: Ato janë? A bravo shumë mirë, të ka dhënë dy ty jo një. Ku e ke çantë lujvuton, ku i ke 550 mijë eurot. Ulëzi, në kërkim do përfundosh. Nuk ke shpëtim
Manja: Sali, tani që të merremi vesh unë e ti. Të ka kap sindroma e stocholmit dhe nuk rri dot pa mu në këtë seancë. I ke përmend kostumet pa fund, unë të sfidoj, çfarë kostumesh vesh Berisha dhe Manja, hajde t’i nxjerrim, sa bo e jotja dhe sa bën e imja.
E dyta, unë nuk pres të më dal kush e të bëj protesta në raportin tim me drejtësinë. E sa për këto louis vuitton. E kam pyetur chatgpt për çantën Louis vuiton a kushton 500 mijë euro. Më tha shihe se nuk është në rregull. Këtë kostumin tim dhe tënd t’i çojmë për ekspertim. Vetëm copa e kostumit tënd bën dy mijë euro, pa hak pune. Unë e hoqa xhaketën, ai nuk e hoqi.
Peleshi: Nuk e detyroj dot transparencën
Top Channel