 Seanca në Kushtetuese/ “A delegohen detyrat nga burgu”, Veliaj: Nuk i kam penguar unë të mbjellin pemë apo të pastrojnë. Drejtorët kanë qenë aty
																		
					
					
					
						Seanca në Kushtetuese/ “A delegohen detyrat nga burgu”, Veliaj: Nuk i kam penguar unë të mbjellin pemë apo të pastrojnë. Drejtorët kanë qenë aty						 
								
			Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me drejtuesin e intervistës në Forumin e Paqes në Paris, nismë e presidentit francez Emmanuel Macron.
Ai tha se Europa është ballkanizuar, duke shtuar se shumë vende po përballen me vështirësi në marrjet e vendime.
“Kosova është një problem sepse për ne është një shtet në të drejtën e vet. Por për Serbinë ose vend të tjera nuk është. Ky është një problem i madh ose do të vazhdonim të rrinim me kokën pas e të ndiznim tensione dhe energji negative, dhe të dëmtonim veten dhe ekonominë tonë, jemi tregje të vogla, ose të jemi bashkë ose alternative tjetër ishte të mos binim dakord dhe të mos bashkëpunonim.
Europa është ballkanizuar shumë. Mendoj që edhe Franca është ballkanizuar shumë, nuk po miratojnë dot një buxhet, shihni Britaninë, është edhe më keq. Tani jemi ne të mirët, prandaj u them bëni paqe, mos kërcënoni, komunikoni, sepse vijmë nga ferri dhe ne jemi lajmëtarët. Nëse duan të na dëgjojnë ta bëjnë, nëse jo, ne sërish jemi në rregull. Nëse bota do të bëhet më e mirë do të them ne bëmë punën tonë. Do të na jepet një vend në parajsë si shqiptarë”, tha Rama.
Top Channel