Netanyahu mesazh të qartë ndërkombëtarëve: Nëse nuk e çarmatosni ju Hamasin, do ta bëjmë ne Gjasat janë të mëdha që Geert Wilders do të mbetet jashtë qeverisë së re holandeze, pasi zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme kanë treguar një rënie të ndjeshme për Partinë e tij të Lirisë (PVV) nga ekstremi i djathtë, ndërsa rivalja e saj liberal-progresive D66 shënoi fitore spektakolare.
Me mbi 98% të votave të numëruara tashmë, dy partitë rezultojnë kokë më kokë me nga 26 vende secila në parlamentin 150 vendësh të Holandës, teksa diferenca mes tyre llogaritet në vetëm disa mijëra vota.
“I treguam jo vetëm Holandës, por edhe të gjithë botës se lëvizjet populiste dhe të ekstremit të djathtë, është e mundur që të mposhten”, u shpreh lideri 38-vjeçar i D66, Rob Jetten.
Rezultati përfaqëson nga ana tjetër një pengesë të madhe për Wilders, PVV e të cilit fitoi 37 vende në vitin 2023 dhe më pas udhëhoqi një koalicion të krahut të djathtë të përçarë dhe joproduktiv që zgjati më pak se një vit përpara se ai vetë ta rrëzonte pas një debati të lidhur me planet e tij drakoniane të imigracionit.
Wilders për çdo rast nuk do të arrinte të bëhej kryeministër. Të gjitha partitë tradicionale e kanë përjashtuar tashmë mundësinë e bashkëpunimit të ri me të, duke e cilësuar si një partner të cilit nuk mund t’i besojnë dhe vetë qëndrimet e tij i shohin si të papranueshme.
Top Channel