Përplasi në gjendje të dehur një makinë tjetër ku ndodhej një person, arrestohet polici në Tiranë
Një trafikant droge shqiptar është dënuar me 20 muaj burg pasi u kap nga policia britanike gjatë një shkëmbimi kokaine në qendër të Londrës.
Adi Skura, 22 vjeç, pa vendbanim të përhershëm, u deklarua fajtor për posedim me qëllim furnizimin e lëndëve narkotike të klasit A.
Ngjarja ndodhi më 18 shtator 2025, kur oficerë të veshur civilë nga Ekipi Proaktiv i Hetimit të Krimit panë shqiptarin duke bërë një shkëmbim me një burrë në zonën Garlick Hill. Pas ndërhyrjes së policisë, ai u ndalua në Rrugën Cannon, ku gjatë kontrollit iu gjetën 20 qese kokaine dhe 270 paund para të gatshme.
“Ne po identifikojmë dhe kapim në mënyrë proaktive shkelësit dhe do të vazhdojmë të ndërmarrim veprime për të ndërprerë dhe ndjekur ata që janë të përfshirë në furnizimin me drogë të klasit A në rrugët e Londrës. Këto përpjekje jo vetëm që pastrojnë rrugët nga aktivitetet e paligjshme, por dërgojnë edhe një mesazh të qartë: kushdo që merret me këtë krim do të kapet dhe do të përballet me drejtësinë”, u shpreh James Detektivi James Crellin nga Departamenti i Hetimeve Penale në Policinë e Qytetit të Londrës.
Ai shtoi gjithashtu se policia synon të ndërgjegjësojë edhe blerësit e drogës.
“Jo vetëm që është një vepër penale, por duke blerë drogë, ju sillni në qytet kriminelë të dhunshëm dhe të rrezikshëm”, shtoi ai.
Top Channel