Arrestimi i Ilir Metës, avokati i Popullit në Kuvend: Mënyra e ndalimit, në kundërshtim me ligjin Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar i PS, nga salla e Kuvendit ka ironizuar opozitën dhe kandidatin e pavarur Florian Binaj, i cili garon për bashkinë e Tiranës, i mbështetur nga spektri opozitar.
Balla iu drejtua demokratit Belind Këlliçi duke i thënë se përse nuk pranon kandidati Binaj të dalë në publik me kreun e PD ose me përfaqësues të tjerë të opozitës.
“Ore pse e mbani fshehur këtë kandidatin? Pse takoheni natën? Takohuni mo ditën , ju vjen natën se ka frikë kandidati, kujton se është në ndonjë rol të “Portokallisë” dhe i kanë thënë që mos dil me regjisorin?
Ka ndonjë buf që s’e kupton se regjisori i kandidatit është Saliu? Nuk e dini ju që ato që thotë Flori i “Portokallisë” ia thotë Sali natën? Kaq turp u ka zënë, sa ju thotë kandidati nuk dua të dal me ju se nuk më votojnë… ej zgjidhe këtë punë Belind, se u ke dhënë ca punëve drejtim, por dilni me kandidatin”, tha Balla.
Top Channel