 Popullariteti i Macron bie në 11%, presidenti francez barazon paraardhësin François Hollande si më pak i pëlqyeri
																		
					
					
					
						Popullariteti i Macron bie në 11%, presidenti francez barazon paraardhësin François Hollande si më pak i pëlqyeri						 
								
			Asambleja Kombëtare e Francës miratoi sot për herë të parë në historinë e saj një tekst të paraqitur nga partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen.
Edhe me një votë të vetme, ligjvënësit miratuan një rezolutë jo-detyruese që i bënte thirrje qeverisë të shfuqizonte një marrëveshje të vitit 1968 me Algjerinë që lehtësonte emigracionin algjerian në Francë.
185 deputetë nga e Djathta dhe Qendra votuan pro, përfshirë 17 deputetë nga Horizons, partia e qendrës së djathtë e ish-kryeministrit Edouard Philippe dhe 184 deputetë, kryesisht nga e Majta, votuan kundër.
Në të kaluarën edhe kreu i partisë së Macron, Gabriel Attal, ka bërë thirrje që marrëveshja të shfuqizohet, mes tensioneve në rritje midis Francës dhe Algjerisë. Attal mungonte gjatë votimit të së enjtes, dhe vetëm 30 nga 92 deputetët e Macron votuan kundër tekstit.
Vota pro ngre pyetje në lidhje me rrezikun e normalizimit të partisë së ekstremit të djathtë, thekson Politico.
Sidoqoftë, është një fitore e rëndësishme simbolike për partinë e Le Pen, e cila deri më tani ka qenë e izoluar nga deputetët e qendrës së majtë dhe të krahut të majtë për shkak të të ashtuquajturës “zonë sanitare”, një rregull i pashkruar që i pengon ata të bashkëpunojnë me të djathtën ekstreme.
Top Channel