Fiks Fare kap trafikantin e viçave Maqedoni e Veriut–Shqipëri, dëshmia: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

30/10/2025 20:49

Fiks Fare vijoi të denoncojë me zë dhe figurë kontrabandën e kafshëve nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri.

Bashkëpunëtori i emisionit investigativ arriti që të bjerë në gjurmët e organizatorit të kësaj kontrabande, i cili quhet Erion Çapa dhe banon në fshatin Majtar, në Peshkopi. Ai arrin që të fusë nga kufiri i gjelbër viça dhe lopë, duke shmangur patrullat e policisë.

Madje, në një bisedë me Fiksin, Çapa thotë se merr 100 deri në 200 mijë lekë të vjetra për të kaluar një viç. “100 mijë pa siguri dhe 200 mijë me siguri. 50 i do polici,” thotë Erioni, teksa shton se kafshët pasi vijnë nga Maqedonia shkojnë në një thertore në zonën e Maqellarës, megjithëse s’janë të matrikulluara dhe s’kanë certifikatë shëndetësore.

Në ditën e dytë të këtij investigimi, grupi i Fiks Fare udhëtoi sërish në Dibër të Madhe, ku takojnë pronarët e fermës “Kërkuti”. Bashkëpunëtori u thotë se kanë gjetur personin që do të kryejë transportin dhe quhet Erion. “Erion Çapën, po e njohim Erin. Ka ardhur para 3 ditësh te ferma ime. Ai ka lidhje dhe i kalon,” i thotë njëri prej tyre. Madje, Rahmi Kërkuti i bën edhe pazar bashkëpunëtorit.

“4 euro e 20 cent është 1 kilogram peshë e gjallë. 8 euro e gjysmë nëse e merr mishin të therur. Fol me Erionin dhe hajde merre,” i thotë ai. Ai i shton se ka shumë persona që kanë ferma në Dibër të Madhe që punojnë me kontrabandën e kafshëve. “Kanë punuar të gjithë. Korruptojnë doganierë dhe policë dhe i kalojnë,” i thotë Rahmiu, ndërkohë që shton se para disa ditësh është kapur një doganier.

“E kapën doganierin dhe një person nga të tuajt që bënte këtë gjë. Është me të njëjtin mbiemër si Erioni, Çapa. Ti fol me Erionin, po ta mori përsipër, i ke viçat apo mishin si ta duash,” i thotë ai.

Pas kësaj bisede, bashkëpunëtori i Fiks Fare shkon në fshatin Majtar, në Njësinë Administrative Maqellarë në Peshkopi, te banesa e z. Erion Çapa. Është organizatori i të gjithë kontrabandës dhe trafikimit të kafshëve nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri. Erionin e gjejnë në gjumë, pasi natën punon e ditën fle. Fiksi i kërkon që të kalojë dy viça, të cilët janë gjetur te ferma “Kërkuti”. Ai thotë se i kalon, madje kërkon 100 mijë lekë për kokë pa siguri dhe 200 mijë lekë me siguri. Erioni i thotë bashkëpunëtorit të Fiksit se ka lidhje me policinë dhe se me këtë punë merret.

Por ku i çon viçat? Trafikanti i thotë bashkëpunëtorit të Fiksit se ai është lidhur me një thertore në zonën e Peshkopisë dhe pasi i merr viçat nga Maqedonia, i dërgon te ajo thertore. “Është me licencë. Do 30 mijë lekë për kokë. I bën gati ai për mish,” i thotë Erioni.

Fiksi e telefonon më pas, teksa e pyet nëse mund ta bëjë sot. I përmend fermën Kërkuti, ndërkohë që Erioni i thotë se bën pazarin dhe ia merr ai. Bashkëpunëtori bisedon edhe me Xhavit Bulliqin, të fermës “Bulliqi”, i cili e njeh Erionin. “Erion Çapën, e njohim. Nëse i merr përsipër Erioni, u bë. Hajde merri,” i thotë.

Asnjë prej fermave në Maqedoni, apo personat që bënin trafikimin, nuk lëshonin dhe nuk përdornin certifikata shëndetësore. Nuk dihej nëse kafshët kishin sëmundje apo ishin të vaksinuara. Fiks Fare transmetoi pak javë më parë skemën sesi kafshë të pa matrikulluara, origjina e të cilave nuk njihej, thereshin në një thertore në Peshkopi dhe përfundonin te konsumatori.

Takimi mes bashkëpunëtorit të Fiks Fare dhe Rahmi Kërkutit, pronar i fermës “Kërkuti”

Fiksi – Mua më duhen 2 viça dhe me mi kalu, e di vetë ti.

Rahmi Kërkuti – Po s’bën në kufi hiç.

Fiksi – S’bën?

Rahmi Kërkuti – Nc.

Fiksi – Po mirë se kemi gjetur një andej.

Rahmi Kërkuti – Paske bërë mirë, ajo po.

Fiksi – Kemi gjetur një Erion …

Rahmi Kërkuti – Capa.

Fiksi – Po. E njeh?

Rahmi Kërkuti – Po, para 3 netëve u paraqit. Se Eri është … kam muhabet me të. A e takove Erin ti?

Fiksi – Po. Kështu që mbarojmë.

Rahmi Kërkuti – I tregove Erit që ke qenë a jo?

Fiksi – Unë i kam thënë muhabetet e mia.

Rahmi Kërkuti – Eri ka për ta qitur mishin ë?

Fiksi – Po.

Rahmi Kërkuti – Po prej atë ditë (takimi i parë) i lashë unë, 3-4.

Fiksi – I hoqe?

Rahmi Kërkuti – Po, po të tëra nëpër qytet. Donte njëri 9 copë dhe ma merr dhe nga një. Po s’bën për kufi, a të ka thënë Eri.

Fiksi – E di, e di.

Rahmi Kërkuti – Para nja 3 ditësh, atë ditë që ike ti, u kap një doganier tek neve këtu. Shteti jujt, doganieri juve. Te juve u kap, jo te neve. Edhe njeriu u kap te juve. Këtë mish jashtë s’merr?

Fiksi – Po tani unë po marr ato të dyja njëherë dhe flasim prapë.

Rahmi Kërkuti – Viçat i ke klasë e parë, njërin e ke klasë të dytë.

Fiksi – Kemi dy, kështu që e kemi marrë përsipër. Unë thashë se e ke marrë ti përsipër?

Rahmi Kërkuti – Mish e ke aty te mua, do peshohet mishi 8 euro e gjysëm.

Fiksi – 8 euro e gjysë …

Rahmi Kërkuti – Mish, mish.

Fiksi – Unë mora një çmim për të gjallat andej.

Rahmi Kërkuti – Ndaç edhe të gjallat të japim ne. 160 kilogramë …

Fiksi – Po me ec sa firo bën?

Rahmi Kërkuti – Bën shumë firo. I them Erit ky është mishi, merr makinën e çoja (kontrabandojnë edhe mish).

Fiksi – Po, po i rregullon të gjitha ai.

Rahmi Kërkuti – Po, po.

Fiksi – Unë ika me shpresë se ke për t’i rregulluar ti, kur më the ti hajde se folim.

Rahmi Kërkuti – Nga unë s’bën.

Fiksi – Nejse, hajde se folim se ma dhe një shpresë. Mbarojmë punë.

Rahmi Kërkuti – Dëgjo tani, se edhe Eri e di shumë mirë. Është kapur një punonjës i Erit, me mbiemër Capa sikur e ka Eri. Albert Capa, atje te ju është kapur. Është kapur me ca sapunë, ma ca gjojnë, shihe e ke në telefona. Edhe tani të kalosh në kufi, të tutën te juve. Jo te ne, te juve është problemi. U kam menjëherë, që kur i ranë doganierit, se nga ishte ai Korça a Shkodra, nuk e di nga ishte ai doganieri. E qitën ato gjoja me korrupti doganierin. E di more e di, Eri e di. Eri ma tha këtë llaf, e sigurt për ty e paska pas, daj më duhen një 2 viça të jenë nga 2 kuintal mish. Tani i thashë daja i shojta viçat. Shko bisedo atje (me trafikantin).

Fiksi – Unë do t’a bisedoj direkt, prandaj kam ardhur. Të therur me the çmimin, 8 euro. Po kështu?

Rahmi Kërkuti – Peshë e gjallë?

Fiksi – Po. Peshë e gjallë sa është çmimi, drejtë?

Rahmi Kërkuti – Po nëqoftëse i merr Eri.

Fiksi – Po atë do të bëj punën. Hë sa më shkon?

Rahmi Kërkuti – Peshë e gjallë t’a jap 4 euro e 20. Prapë më mirë ti kesh kështu të gjallë se ai të del 60% ai i kuqi. Se mua si mu paraqit ai Eri para një 3 ditësh, o daj tha mishi ka hipur shumë këtu tek neve (në Shqipëri). Po dhe policët e din krejt, po nëpër fshatra punojmë.

Fiksi – E di, po, po.

Rahmi Kërkuti – Ata të tjerët kanë punuar shumë. E vërtetë është, ata kanë punuar me të madhe.

Fiksi – Fiks, bravo.

Rahmi Kërkuti – Është një Adnan e të tjera, një Idriz, Naser, ata bënin dallavere shumë. Ata bënin shumë më përpara, shumë.

Fiksi – Kanë kaluar të gjallë andej napër mal, napër kështu e ke parasysh. Në luginë, futu këtej, futu andej. Ne çdo gjë do t’a rregullojmë.

Rahmi Kërkuti – Nëse vjen Eri t’a merr viçin …

Fiksi – Po, po.

Rahmi Kërkuti – Unë përgjegjës në kufi, se mbrapa më thua Rahmi ma bëri ti.

Fiksi – Jo, jo.

Rahmi Kërkuti – Se ka njerëz që punojnë shumë në kufi. Se këtu Erin e njohin krejt. Ato i kanë lidhjet. Pse i kanë lidhjet? Sepse ai që i ka lidhjet e korrupton policin.

Fiksi – Dhe i jep oraret ku janë.

Rahmi Kërkuti – E çashtu. Ai (polici) i thotë futu mos u fut!

Fiksi shkon në fshatin Majtar, në Peshkopi, për të takuar personin që kryen kontrabandën e kafshëve nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri.

Fiksi – Më falni, Erioni këtu e ka shtëpinë?

Qytetarja – Po.

Fiksi – Erion Capa a është këtu.

Qytetarja – Po.

Fiksi – A ke mundësi me e thirr 2 minuta? Tani kam ardhur prej andej (Dibrës së Madhe) thuaj, e kupton vetë.

Fiksi – Erion a je mirë?

Erion Capa – Mirë.

Fiksi – A ishte në gjumë (punon natën)?

Erion Capa – Po.

Fiksi – A ma bëj hallall, se unë sa erdha prej Dibrës. Unë isha te Shemsia, te Rahimi. Tani unë e kam bërë muhabet për nja 2 viça. Tani punën me ma kalu e ke ti tani. Me ma marr përsipër.

Erion Capa – Ku i ke viçat?

Fiksi – Mi jep ai direkt, vetëm duhet me u siguru te ty.

Erion Capa – Kush duhet t’i japë?

Fiksi – Rahimi.

Erion Capa – Kush Rahim?

Fiksi – Rahim Kërkuti!

Erion Capa – Rahmiuu.

Fiksi – Eh, Rahmiu.

Erion Capa – Sa janë viçat?

Fiksi – Të mirë, 200 kilogramë njëri, 160 tjetri. Po duhet me i marr tani. Po nëqoftëse është puna na bjen më mirë me i therme, më thuaj ku me i ther. Ma kalu domethënë, me ma marr përsipër.

Erion Capa – Ku do i çosh ato?

Fiksi – Do i çoj në Tiranë. Unë kam hallin e kufirit, s’kam hallin e Shqipërisë. Se më tha se ka probleme, ka gjëra …

Erion Capa – Tani i kalova dhe unë.

Fiksi – Ë?

Erion Capa – Tani i kalova dhe unë!

Fiksi – Hallall. Dhe ndëtja piva, ndëtja me nja 3 shokë në një lokal në mes të Dibrës dhe më tha shko rregulloje punën me të dhe kur të duash. Bëhet gjë sonte apo nesër?

Erion Capa – Sonte bëhem gati, nesër me kismet, me e sigurt për ne.

Fiksi – Ti e di, mua më jep garanci. Unë të mora dhe në telefon mo burrë. Po paske qenë në gjumë! Qenkë në kokërr të gjumit. Po u bë, fol me ta kaq.

Erion Capa – Ne me garanci 200 mijë lekë, pa garanci 100 mijë lekë.

Fiksi – 200 me garanci?

Erion Capa – Po!

Fiksi – Po ç’të bëjmë, mua më intereson garancia mo shokë.

Erion Capa – Këtu ka garanci paret …

Fiksi – Dakord e mora vesh, bravo të qoftë. Paske burrni, bravo të qoftë.

Erion Capa – Po bërë pazare këtu te unë, i jap garanci të gjithëve.

Fiksi – Pa garanci si?

Erion Capa – Po m’humbi, e kanë lënë këta të vjetrit me i kalu. Më mirë në këmbë!

Fiksi – 200, ashtu do t’a lëmë.

Erion Capa – Po i bëhet njeriut dëm, mbrapa i bie sikur unë ia kam. Do paguaj policin 50, do paguaj 50 këtu, do paguaj punëtorin.

Fiksi – Bravo të qoftë, kështu do t’a lëmë. Do të të marr në telefon.

Erion Capa – Ti i ke peshu, i ke bërë gati?

Fiksi – I kam bërë gati.

Erion Capa – Çdo gjë gati?

Fiksi – Po, po, po. Kam marrë më të mirin. Më të madhin krejt.

Erion Capa – U kry!

Fiksi – 200, a të marr në telefon për sonte?

Erion Capa – Do të marr unë tani.

Fiksi – Më merr ti. Paret për të dy sa i bie?

Erion Capa – 400.

Fiksi – 400, me garanci! Se nuk e kemi problem këto.

Erion Capa – Do ti paguaj paret dikujt.

Fiksi – Atij (në polici)?

Erion Capa – Po.

Erioni merr përsipër që, krahas kontrabandës së viçave, të kryejë edhe therjen e kafshëve në një thertore me licencë në Peshkopi.

Fiksi – Tani, 400 – çen këtu dhe ti i bie këtu (viçat në fshatin Majtar)?

Erion Capa – Po.

Fiksi – Edhe unë vij ashtu, mirë. Të gjalla?

Erion Capa – Po të duash me i ther …

Fiksi – Me ma kallxu edhe thertoren.

Erion Capa – 30 mijë lekë i ke thertoren për kokë, i ke çdo gjë dhe ti hipësh makinës për Tiranë.

Fiksi – Edhe thertoren, hallall?!

Erion Capa – Te unë s’të humb gjë o bosi.

Fiksi – Hallall, s’merrem se s’mbahet mishi e ke parasysh.

Erion Capa – Jo re jo, unë tha theri …

Fiksi – 30 mijë lekë.

Erion Capa – Po.

Fiksi – Po kena dhënë me 30 mijë lekë?

Erion Capa – Po.

Fiksi – Edhe 400 (transporti), 30 mijë lekë njërin?

Erion Capa – Po. Një viç e ther 30 mijë lekë ai djali.

Fiksi – 30 mijë lekë?

Erion Capa – Po, 4 copë …

Fiksi – Te thertorja jote?

Erion Capa – Jo, s’kam unë thertore, ka ky me licencë.

Fiksi – Ok, bjer dorën. Më merr. Më lajmëro të lutem, e more vesh? E kena zënë e more vesh, unë jam tu i thënë gati atij. Se shiko, ai më tha mua u shkreti. Ti qenke andej këndej, ke folur? Po i thashë unë. Do ti them të flasë me ty direkt.

Erion Capa – Të merr vetë në telefon ai.

Fiksi – Bravo të qoftë.

Bashkëpunëtori i Fiks Fare bisedon me Erionin, i cili merr përsipër transportin dhe therjen

Fiksi – O flori, me t’i pru ty, me t’i dhënë lekët këtu ty, se jam tu përtu me shku atje se e kam për sonte këtë muhabet. Me t’i dhënë lekët, a ma kryen atë punë me mi kalu te thertorja, të gjitha punët? Me t’i dhënë lekët krejt në dorë ty?

Erion Capa – Dakord, kur të vijnë viçat.

Fiksi – Po.

Erion Capa – Do vijnë viçat, do japësh lekët, te thertorja i kaloj unë nuk ka problem. I çoj unë.

Fiksi – Po viçat me ç’a me i pru prej andej, i rregullon ti krejt këto punë, a vijnë me furgon a dreqin?

Erion Capa – Ç’ke me atë pjesë mo vlla, ti të vish këtu te shtëpia ime ku ishe do marrësh viçat o vëlla. Prej aty te thertorja do të shkojmë bashkë dhe do marrësh mishin.

Fiksi – T’a bëfte Zoti hallall, a ti bie lekët unë ty pra?

Erion Capa – Mund të lësh vetëm kaparin edhe mund të fillosh punë o daj. Kur të mbarosh çdo gjë.

Fiksi – E kam bërë pazarin, ma tha me 4, me 4.2.

Erion Capa – 200 (kg), 160 (kg), ato bëjnë të gjitha 1.510 euro.

Fiksi – Po mirë, me t’i pru paret këtu ty, sa duhet më të pru ty?

Erion Capa – Do t’i therësh këtu ti?

Fiksi – Do t’i ther aty, ça me bo tani, e lamë pazarin për të thermen këtu.

Erion Capa – Ti nëse do t’i lësh krejt to, ose do të lësh 2 mijë euro, ose duhet të lësh 1 milion e 950 mijë lekë shqiptare. Se ka rënë euro krejt dhe duhet t’i paguajmë atij.

Fiksi – Dakord.

Erion Capa – Merre në telefon dhe thuaji të bëjnë sa lekët duhet, mi bjer lekët mua, t’ia çoj lekët dhe …

Fiksi – Fiks!

Bashkëpunëtori i Fiks Fare bisedon edhe me Xhavit Bulliqin, pasi Erion Capa merr përsipër transportin e kafshëve.

Fiksi – A je t’u mi gjet 2 viça se i kam rregulluar me i kalu këtej?

Xhavit Bulliqi – Ku te juve?

Fiksi – Po, e kam rregulluar punën, kam një njeri këtu.

Ferma – Ku e ke, ç’njeri ke?

Fiksi – Kam Erionin!

Ferma – Erion Capa?

Fiksi – Bravo.

Ferma – Po ai i qet, i qet. Ke fol me atë?

Fiksi – Po kam fol për Zotin, kam fol.

Ferma – Sa kilo, 300, 250, dy copë të duhen?

Fiksi – Ky më tha i kaloj dhe paret me i marr ky këtu.

Ferma – Po, Erioni po. U bë!

Fiksi – Unë sonte i desha?

Ferma – Hahaha.

Fiksi – Fol me …

Ferma – U bë.

Fiksi – Ti japim paret te Erioni.

Ferma – U bë, u bë! Hajt se folim me Erionin.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta