Angli/ Habiten policët në Cambridge, shqiptari fshehu kokainën në të brendshme
Seanca për ish-ministrit Fatmir Mediu ka rinisur me debate të ashpra mes palëve.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka zbuluar se çfarë është diskutuar me rinisjen e këtij procesi.
Mbrojta e Mediut, Visha: Zonja gjyqtare, kërkojmë të na japin audion e seancës së sotme dhe kërkojmë përjashtimin tuaj nga gjykimi i kësaj çështje, për shkak të sjelljes tuaj dhe mos marrjen e masave ndaj viktimës së veprës penale në këtë seancë, po ashtu ndërprerjen e seancës, për ditën e sotme.
Ligori: Ne nuk mund të vijojmë më, këtu nuk është fyer vetëm trupa mbrojtëse por është fyer e gjithë drejtësia. Ju nuk reaguat për të marrë masat. Ne nuk mund të vazhdojmë.
Mediu: Nuk mund të kuptoj si mund të vazhdojmë këtë seancë.
Ligori: Jemi gati teknikisht, por nuk jemi gati moralisht, që një palë në këtë proces i thotë mbrojtës që “nuk ju marrë as për pastrues halesh” nuk mund të vazhdojmë këtë seancë.
Gjykata: Kërkesa juaj për përjashtimin tim nuk është shkak për mos vijimin e procesit gjyqësor.
Ligori: Nuk jemi gati për të vijuar seancën pasi ne nuk jemi këtu për të na trajtuar si lekca.
Prokurori: Sa i takon viktimave për tu legjitimuar në këtë proces, është edhe vendimi i Strasburgut, që ju ka dhënë të drejtë, që nëse duhet të jenë ato të pranishëm. I kërkojmë gjykatës që të administrojë edhe disa provash të reja, të cilat na kanë ardh më vonë, kërkojmë të administrohen një sërë dokumentash. Mbase nuk është ky momenti procedural, por kanë mbërritur me vonesë. Mbi këto shkresa është bazuar edhe vendimi i Gjykatës së Strasburgut. Ne i kërkojmë gjykatës që të lejohen si prova dhe më pas do të japim edhe shpjegimet pse e kemi këtë kërkesë. Në lidhje me kërkesën e mbrojtjes për Aktet nga autoritet e huaja administrohen vetëm pas kërkesës së gjykatës. Dëshmitë e tyre duhet të sillen në gjykata vetëm nëse gjykata do i kishte pranuar si dëshmitar. Për këtë rast i kërkoj gjykatës që të rrëzohet si kërkesë.
Mbrojta e Mediut: Qëndrimi prokurorisë, nuk ka të bëj me kazusin tonë. Viktima e veprës penal nuk i ka të drejta të barabarta me ne, në këtë proces gjyqësor.
Dorian Matlia, avokati i viktimave: E nderuar një parantezë, personi do të largohet nga salla. Ne po mundohemi që ta zhvillojmë procesin.
Geraldo Durda del nga salla, pas përplasjes që pati në sallë me avokatin e Mediut, Ardian Visha.
Ferizan Durda: Mos më trego mua 15 vjet se jam unë që po duroj. Se fëmija im do ishte 25 për 26 vjeç sot që ne flasim. Shpërthen në lot. Pas tensioneve në sallën e gjykimit.
Matlia: Gjykata e Strasburgut ka thënë që ka shkelje procedurale në gjykim për shkak të mos lejimit të viktimave që të jenë pjesë e këtij procesi. Gjykata e Strasburgut e ka thënë shumë qartë në vendimin e saj. Strasburgu e ka thënë qartë pjesëmarrje efektive. Do doja nga gjykata që komentet që bëhen nga pala pa patur relevancë nga ky gjykim, s’janë të nevojshme që të bëhen në ketë sallë gjykimi, mund të bëhen jashtë.
Mediu: Zonja gjyqtare kjo që po ndodh në këtë sallë bëhet mbi një qëllim për të lidhur shpërthimin e Gërdecit me Fatmir Mediun. Kjo nuk është drejtësi, edhe unë kam të drejtën time për të shpjeguar pozicionin tim. Nuk kam asnjë problem me prezencën dhe as nëse ata më pyesin por nuk mund të pranoj që të bëhet politikë me këtë çështje. Kërkesën për dëshmitarët e kam shpjeguar që në krye të herës nëse prokuroria do të donte të bënte drejtësi duhet të kishte hetuar siç duhet. Këta dëshmitar janë shumë të rëndësishëm për ne dhe për mbrojtjen time. Këta gjeneral na kanë mësuar si bëhet demontimi i armëve. Ky vetëm proces nuk është.
Top Channel