Dështimi i formimit të qeverisë në Kosovë, presidentja Osmani fton në takim partitë politike
30/10/2025 12:07
Pas dështimit të formimit të qeverisë së Kosovës më 26 tetor, presidentja Vjosa Osmani ka ftuar në takim partitë politike.
Pritet që takimi të mbahet ditën e nesërme në orën 12:00. Për të caktuar mandatarin e dytë, Osmani ka kohë deri më 5 nëntor.
I mandatuari i parë për krijimin e qeverisë së re, Albin Kurti, dështoi t’i merrte të dielën votat e nevojshme për mandatin e tretë.
Kosova e arriti konstituimin e Kuvendit të ri pas një serie vështirësish, por dështimi javën që shkoi për krijimin e qeverisë së re ka nxjerrë në pah një tjetër rrezik, e ai është që vendi të hyjë pa buxhet në vitin 2026.
Top Channel