Ekzekutime, tortura dhe “duele gladiatorësh” si në kohën e romakëve, ja si ndëshkohen nga komandantët ushtarët rus që braktisin frontin 30/10 19:29
Arkivolet që përmbanin trupat e dy pengjeve izraelite iu dorëzuan Kryqit të Kuq nga Hamasi në Gaza, si pjesë e marrëveshjes armëpushimi që hyri në fuqi më 10 tetor.
Ushtria izraelite do të marrë arkivolet dhe do t’i transportojë ato në Izrael. Organizata palestineze kishte njoftuar më parë se do t’i dorëzonte dy trupat, pa specifikuar identitetet e tyre.
Sipas informacionit në dispozicion të izraelitëve, aktualisht ka 13 pengje të vdekur, mbetjet e të cilëve janë ende në Gaza, përfshirë dy qytetarë amerikanë.
Deri më tani, Izraeli ka marrë mbetjet e 15 nga 28 pengjet e vdekura.
Top Channel