“18 prokurorë janë kërcënuar”, drejtuesja e KLP raporton në Parlament, zbulon kur do të zgjidhet kreu i BKH

30/10/2025 15:00

Mirela Bogdani, kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është pyetur në parlament për sigurinë e prokurorëve dhe për herë të parë tregoi numrin e njerëzve të akuzës, që kanë kërkuar mbrojtje për veten dhe familjen.

“Për vitin 2024 janë rreth 11 prokurorë që kanë bërë kërkesa, dhe është miratuar kërkesa për të pasur mbrotje të plotë jo vetëm për ta, por edhe për familjarët e tyre. Për vitin 2025 janë shtatë të tillë”, u shpreh ajo.

Zonja Bogdani u pyet nga deputeti Xhelal Mziu të tregonte raste specifike kërcënimi prokurorësh, përfshi kërcënime të mundshme në adresë të prokurorit të SPAK Dritan Prençi.

Zyrtarisht në KLP nuk kanë mbërritur. Sa herë që kanë pasur shqetësim vetë prokurorët kanë kërkuar që KLP të reagojë me deklarata publike.

Nuk kam informacione për kërcënime. Nuk kemi informacione nga zoti Prençi. Do të thotë nuk ka ndonjë presion“, deklaroi ajo.

Numri një i KLP-s është pyetur edhe për ecurinë e zgjedhjes të kreut të ri të SPAK.

Lidhur me procedurën e zgjedhjes së drejtuesit të SPAK, besoj që ndoshta fillimi i dhjetorit, por jemi duke negociuar datën. Besoj që është një proces që do të përfundojë në fillim të muajt dhjetor në mënyrë që drejtësi i ri të bëjë kalimin, ose marrjen e detyrës në një mënyrë më të natyrshme. Mund te jetë para datës 16 dhjetor që përfundon mandati i drejtuesit aktual”, tha Bogdani.

Mirela Bogdani pranoi përpara parlamentit vonesat në procesin e zgjedhjes së kreut të BKH-s, megjithatë tregoi datën se kur do të jenë në zyrë pasuesi Aida Hajnajt.

Për shkak verifikime disi të zgjatura të aplikimeve të kandidatëve besohet rreth datës 10 nëntor të finalizohet procesi’, pohoi zonja Bogdani.

“A keni pasur informacione për ndërhyrje në zgjedhjen e kreut të SPAK dhe atë të BKH-s, në anëtarë të caktuar për BKH dhe SPAK”, ishte një tjetër pyetje.

Zonja Bogdani tha se “nuk ka kërcënime apo influenca për këto dy procese”.

 

 

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta