Video/ “A jeni mirë të gjithë?”, gjuetarët e uraganeve tronditen jashtë mase nga turbulencat e “Melissa”

29/10/2025 09:40

Fluturimi i gjuetarëve të uraganeve të Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) të Shteteve të Bashkuara pranë uraganit Melissa, i cili pasi shkaktoi shkatërrime në Xhamajka, tani po shkon drejt Kubës, ishte plot ngjarje.

Siç mund të shihet në një video të publikuar në X, aeroplani që mbante drejtuesit e agjencisë amerikane u trondit dhunshëm për disa sekonda nga turbulencat e shkaktuara nga erërat e forta të Uraganit Melissa.

Pamjet tregojnë avionin që lëkundet dhe objektet bien në dysheme, ndërsa pasagjerët në përgjithësi qëndrojnë të qetë.

“Jeni të gjithë mirë?” pyeti një nga pasagjerët në aeroplanin e NOAA-s kur turbulenca mbaroi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta