U aksidentua me motomjet mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Tepelenë-Bënç, ndërron jetë në spital 25-vjeçari

29/10/2025 07:12

Një aksident tragjik ndodhi pasditen e djeshme në aksin rrugor “Tepelenë–Bënç”, ku një 25-vjeçar humbi kontrollin e motomjetit që po drejtonte.

Pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë në spital, i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme.

Njoftimi i Policisë

Pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”, shtetasi E. Q., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

25-vjeçari ka humbur jetën në spital në mbrëmje, si pasojë e plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta