Barcelona dhe telashet s’kanë të sosur, 8 futbollistë në infermieri
Situata e Endrick Felipe te Real Madrid po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar.
Sulmuesi i ri brazilian, i cili është rikuperuar plotësisht prej gati dy muajsh, ende nuk ka debutuar këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso.
Mungesa e minutave dhe vendi i tij në stol kanë shtuar zërat për një largim të mundshëm që në merkaton e janarit.
Sipas “Marca”, Olympique Lyon ka hapur bisedimet me Real Madrid për një huazim të mundshëm të Endrick deri në fund të sezonit. Francezët e shohin 18-vjeçarin si përforcim të rëndësishëm për fazën e eliminimit direkt në Europa League, ku Lyon ka bërë një paraqitje të shkëlqyer deri tani me 100% fitore.
Në verë, ylli brazilian kishte refuzuar ofertat e shumta nga klube si AC Milan, Juventus, West Ham, Marseille dhe Real Sociedad, duke zgjedhur të qëndronte në “Santiago Bernabéu”. Por tashmë, sipas raportimeve, ai është i hapur ndaj një huazimi, me kushtin që të mos luajë në një tjetër klub të La Ligës, pasi nuk ndihet rehat të përballet me Real Madridin.
Burime pranë klubit spanjoll tregojnë se Endrick është “shumë i zhgënjyer” nga mungesa e besimit nga ana e Xabi Alonsos, ndonëse është përfshirë në tetë ndeshje radhazi në listën e skuadrës pa marrë asnjë minutë lojë.
Endrick, i cili kaloi katër muaj jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në kofshë gjatë Kupës së Botës për Klube, pritet të vendosë për të ardhmen e tij në javët e para të dhjetorit, ndërsa Real Madrid duket i hapur për një huazim që do t’i siguronte talentit brazilian më shumë minuta loje dhe eksperiencë.
Top Channel