Sot dita e 15-të e protestës në Patos/ “Po bëjnë presion me litarin e varfërisë”, naftëtarët zhvendosen në zyrat e “Bankers Petroleum”

29/10/2025 12:18

Në ditën e 15-të të grevës së urisë, naftëtarët e Patos–Marinzës kanë zhvendosur protestën e tyre përballë zyrave të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier.

Me pankarta në duar dhe thirrje si “Turp t’ju vijë!”, grevistët dënuan atë që e quajnë presion dhe intimidim ndaj punonjësve, për t’i detyruar të braktisin grevën.

Po u bëjnë presion me litarin e varfërisë, me bukën e fëmijëve”, deklaroi kreu i sindikatës, Dritan Shahu.

Në këtë tubim disa prej grevistët morën edhe fëmijët e tyre.

Për këta fëmijë po punojmë. Duam atë që na takon dhe nuk dorëzohemi”, u shpreh ai.

Në një qëndrim të përbashkët, grevistët theksuan se protesta e tyre mund të ndalojë, por nuk do të dështojë.

E rëndësishme është që u thye frika. Me dinjitetin dhe djersën tonë, ne nuk do t’i lëmë të argëtohen mbi vuajtjet tona”, shprehet njëri prej tyre.

Me para po blejnë çdo gjë. Investitorët e huaj duhet të sillnin zhvillim, por sollën vetëm mjerim. Duhet reagim popullor”, thotë një tjetër.

Në përfundim, grevistët paralajmëruan se protesta do të zhvendoset në Tiranë.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta