Trump nënshkruan ligjin për hapjen e dosjes së Jeffrey Epstein: Ai ishte mik i ish-Presidentit Bill Clinton 20/11 02:57
Sulmet izraelite në Gaza i kanë marrë jetën të paktën 104 palestinezëve, përfshirë 46 fëmijë dhe 20 gra.
Sulmet, që kanë goditur zona të banuara, shkolla dhe shtëpi, lanë mbi 250 të plagosur.
Ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet nën rrënoja për të gjetur të mbijetuar, ndërsa numri i viktimave rritet me kalimin e orëve.
Sipas raporteve të forcave izraelite, sulmet ishin një përgjigje ndaj shkeljeve të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA.
Izraeli ka goditur dhjetëra objektiva, të cilat i konsideron si vend-strehime terroristësh.
Nga ana tjetër, Hamasi ka mohuar akuzat për një sulm ndaj trupave izraelite dhe ka dënuar ashpër bombardimet, duke i quajtur ato shkelje të hapura të armëpushimit.
Top Channel