Super League, Real Madrid hidhet në kundërsulm: Do t’i kërkojmë dëmshpërblim UEFA për dëmet e pësuara
Vinicius Junior ka reaguar publikisht pas zhurmës së madhe që shkaktoi sjellja e tij gjatë fitores 2-1 të Real Madrid ndaj Barcelonës në “El Clásico”.
Sulmuesi brazilian u largua drejt dhomave të zhveshjes menjëherë pasi u zëvendësua, një veprim që ngriti dyshime mbi marrëdhënien e tij me trajnerin Xabi Alonso.
Mediat spanjolle raportuan se Alonso kishte paralajmëruar Viniciusin se minuta e tij në fushë mund të reduktoheshin nëse nuk do të kthehej në stolin e rezervave, duke shtuar tensionet mes lojtarit dhe trajnerit.
Pas ndeshjes, braziliani reagoi përmes rrjeteve sociale duke kërkuar falje për sjelljen e tij.
“Dua t’u kërkoj ndjesë tifozëve të Real Madridit për reagimin tim kur u zëvendësova në El Clásico. Gjithashtu, kërkoj falje bashkëlojtarëve, klubit dhe presidentit. Pasioni im për këtë fanellë ndonjëherë më del jashtë kontrollit, por gjithmonë jap gjithçka për Real Madridin”, shkroi Vinicius.
Sipas raportimeve, një takim është zhvilluar mes Xabi Alonsos dhe Viniciusit pas incidentit, me burime që e përshkruajnë si një bisedë të qetë dhe mirëkuptuese, edhe pse në postimin e tij, braziliani nuk e përmendi teknikun spanjoll.
Klubi madrilen nuk ka ndërhyrë zyrtarisht, duke ia lënë trajnerit zgjidhjen e çështjes, ndërsa falja publike e Viniciusit duket se ka qetësuar disi situatën dhe ka riafirmuar përkushtimin e tij ndaj ekipit.
Top Channel