Tritoli shpërtheu sapo ndezi makinën, çfarë deklaroi objektivi i atentatit në Shkodër: Konflikte…

29/10/2025 09:22

“Nuk kam konflikte me askënd”, me këto fjalë ka nisur dëshminë e tij para oficerëve të Policisë së Shkodrës 38-vjeçari Enea Busukja, ndaj të cilit u krye një atentat me eksploziv në lagjen “Ndoc Mazi” një ditë më parë.

Sipas dëshmisë së Busukjas, shpërthimi ndodhi sapo ai ndezi automjetin. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me askënd dhe nuk ka asnjë dyshim se nga mund t’i ketë ardhur kjo ngjarje.

Ndërkohë, policia e Shkodrës ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje, por deri tani nuk ka të dhëna për autorët e vendosjes së lëndës shpërthyese.

Grupi hetimor ka sekuestruar provat e gjetura në vendin e ngjarjes, ndërsa po analizohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë dhe në akset hyrëse të qytetit.

Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë itinerarin e autorëve, të cilët dyshohet se janë larguar drejt fshatit Dragoç, ku u gjet e djegur makina e përdorur në atentat.

Mjeti po ekzaminohet me imtësi në laboratorin e Policisë së Shtetit, me shpresën se mund të gjenden gjurmë apo prova materiale që do ndihmojnë në identifikimin e autorëve të atentatit ndaj Enea Busukjas.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta