Grida Duma ka mbajtur fjalën e saj për tetorin rozë, duke theksuar rëndësinë jo vetëm të fushatës sensibilizuese që bëhet në këtë muaj, por edhe të rëndësinë e atyre që mbajnë përgjegjësi për të gjithë të diagnostikuarit me kancer.

Gjatë hapjes së emisionit të sotëm të “Top Story”, Grida ka theksuar rëndësinë e një analize përtej fushatës me anë të fjongos rozë, që sipas saj nuk ka munguar as në parlament, as në media dhe as në rrjetet sociale.

“Tetori rozë ka qenë një fushatë sensibilizuese. Një prime time si “Top Story” ka detyrën dhe misionin mos të ndalet te ndërgjegjësimi i atyre që duhet të parandalojë duke bërë kontrolle dhe duke ndryshuar vetëm mentalitetin për vete, sepse nuk është kjo situata.

Situata është që kur edhe e detektojnë në kohë një patologji, më pas zinxhiri vijon, me mjekimin , rrugët procedurale sa i përket gjithë protokolleve mjekësorë, medikamenteve dhe gjendjen psikologjike të atij që e ka sëmundjen por edhe të afërmit e atij.

Kur të shihni shifrat do kuptoni sa është rritur përqindja. Nuk do bëjmë vetëm ndërgjegjësim, nuk kanë munguar fjongot rozë në parlament, apo tek individët në media apo rrjete sociale.

Nuk kanë munguar ata që kanë treguar historitë e tyre të vuajtjes, por ne do të fillojmë tani një analizë për përgjegjësinë shtetërore spitalore, mjekësorë në publik dhe privat. Sa është e mundur që realisht të jemi në hapin e kohës që i takon Shqipërisë si një vend që supozohet që në 2030 do ketë vendin e vetë në hapësirën evropiane“, u shpreh Grida Duma.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta