Kastrioti i jep fund ecurisë perfekte të Skënderbeut, tension dhe spektakël në javën e 9-të të Kategorisë së Parë (Rezultatet dhe Renditja)

29/10/2025 16:43

Java e 9-të e Kategorisë së Parë solli surprizën më të madhe të sezonit deri tani: Skënderbeu pësoi humbjen e parë pas tetë ndeshjesh të pamposhtura.

Korçarët u mundën 3-2 nga Kastrioti në një sfidë plot tension, episode të nxehta dhe ndërprerje të shumta.

Takimi u shoqërua me polemika të shumta, përfshirë një moment kur skuadra krutane u tërhoq përkohësisht nga fusha, ndërsa pati edhe përplasje mes lojtarëve dhe dy kartonë të kuq. Në fund, Kastrioti arriti fitoren e parë të këtij sezoni, ndërsa Skënderbeu ruan kryesimin, pasi ndjekësit nuk përfituan nga hapi fals.

Laçi nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Luftëtarit, ndërsa Pogradeci mori një fitore me përmbysje 2-1 në fushën e Korabit. Pa gola u mbyll edhe ndeshja mes Burrelit dhe Lushnjës, ndërsa Besa rikthehet te suksesi, duke mundur 3-1 Kukësin në një sfidë ku shkëlqeu Abdullai me dopietë.

Rezultatet e javës së 9-të të Kategorisë së Parë:

Besa 3–1 Kukësi

14′, 45+2′ Abdullai, 16′ Danaj – 74′ (P) Ballhysa

Luftëtari 0–0 Laçi

Kastrioti 3–2 Skënderbeu

33′, 51′ (P) Hoxha, 37′ Kapllani – 27′ Abubakar, 66′ (A.G.) Kacbufi

Korabi 1–2 Pogradeci

81′ Morina – 45+2′ (P) Ezekiel, 85′ Pere

Burreli 0–0 Lushnja

Renditja:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta