Humbi jetën në moshën 25-vjeçare, dalin në dritë detajet e reja nga vdekja e yllit të TikTok-ut

29/10/2025 13:13

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas vdekjes së yllit të TikTok, Ben Bader, i cili u nda nga jeta në mënyrë të papritur më 23 tetor, disa orë para se të takonte të dashurën e tij.

Bader, 25 vjeç, i njohur për këshillat e tij mbi stilin e jetës dhe financat për të rinjtë, u gjet i shtrirë në tokë në një klub në Florida.

Policia ka konfirmuar se ai ishte gjetur nga banorët e zonës ku menjëherë është nisur në spital, ku aty ndërroi edhe jetë.

Autoritetet konfirmojnë se ka nisur një hetim sqaruar shkaqet e vdekjes, ndërkohë që autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e ndonjë arresti kardiak.

Reem, e dashura e Baderit, konfirmoi vdekjen e tij të papritur dhe shprehu dhimbjen e thellë për humbjen në një postim në TikTok. Ajo tha se nuk kishte pasur asnjë problem shëndetësor dhe se ata kishin biseduar disa orë përpara se ai të ndërronte jetë.

“Unë e dija që ai ishte shumë i lumtur dhe normal, vetëm disa orë përpara se të ndodhte kjo tragjedi. Ai ishte një person i jashtëzakonshëm, i kujdesshëm dhe i dashur që shpalosi dashuri dhe pozitivitet në çdo moment të jetës së tij”, u ajo.

Vdekja e Baderit vjen vetëm një muaj pas festimit të ditëlindjes së tij të 25-të. Ai kishte një numër të madh ndjekësish në platformat e tij të mediave sociale, duke përfshirë TikTok, Instagram dhe YouTube, ku ndante përmbajtje mbi stilin e jetës dhe këshilla financiare. Ai ishte një nga influencuesit më të dashur dhe më të njohur për audiencën e tij të rinj, duke ofruar mundësi të ndryshme për ata që kërkonin këshilla për financat dhe zhvillimin personal.

Në një deklaratë për TMZ, familja e tij e përshkroi Benin si një vizionar që udhëhoqi me dashuri dhe jetoi me qëllim, duke shtuar se ai ndikoi thellësisht tek të gjithë ata që e njihnin përmes mençurisë, humorit dhe dhembshurisë së tij.

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta