Dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale/ GJKKO merr vendimin, konfiskohen 13 pasuri të paluajtshme në Lezhë

29/10/2025 13:13

13 pasuri të paluajtshme, sipërfaqe toke, janë konfiskuar në Lezhë.

Tokat me sipërfaqe totale 83 497 m², ndodhen në Ranë të Hedhun, Ishull Lezhë, Tale dhe Vain.

Konfiskimi, në zbatim të një vendimi të GjKKO-së, pasi pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.

“Gjatë 1 jave, u konfiskuan në qarkun Lezhë, në zbatim të 2 vendimeve të GjKKO-së, 20 pasuri me sipërfaqe totale rreth 98 525 m², me burime kriminale.

Në zbatim të këtij vendimi të vitit 2021, të lënë në fuqi me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan, në kuadër të operacionit “Harta”, 13 pasuri të paluajtshme të llojeve “Tokë në bregdet”, “Arë” dhe “Pemëtore”.

Nga hetimet është provuar se pasuritë, me sipërfaqe totale 83 497 m², që ndodhen në Ranë të Hedhun, Ishull Lezhë, Tale dhe Vain, janë përfituar nga veprimtari kriminale.

1 javë më parë, në vijim të punës për gjurmimin e aseteve me burime të kundërligjshme, u konfiskuan në zbatim të një vendimi tjetër të GjKKO-së, 7 pasuri të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në fshatin Ishull Shëngjin, me sipërfaqe totale 15 028 m²”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta