SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik E nisur si një dyshim rivaliteti sportiv çështja “Nayara” tashmë ka mbetur në duart e institucionit të Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe ashtu si e ka kjo lojë, që duhet pasuar topi për të qëndruar në lojë, apo duhet kaluar nga njëra anë në tjetrën.
Kur e kuptuan impaktin dhe gabimin e rëndë që me sa duket ka të bëjë me gabimin e terminologjisë nga ankimimi tek kërkesa që i është bërë sportistes, palët po mundohen të jenë më të qarta dhe kontrolluara.
Një ditë më parë Federata reagoi duke theksuar se çështja ëashtë sportive dhe po presim që sportistja e Dinamos të kryej detyrimin për të shuar dyshimet që kanë klubet e tjera, pra duke nënkuptuar faktin që si institucion ka kryer thjeshtë përçimin e ankimimit të disa klubeve, duke lënë evaziv faktin se mbi ç’bazë është pezulluar sportistja, duke mos përmendur më pas se mbi ç’bazë, apo mbi çfarë faktesh, janë bazuar dyshimet e skuadrave që u ankuan. Nëse është një kërkesë për test hormonal apo test gjinie, gjë që ka shumë ndryshim. Dhe nga kjo deklratë mesditën e sotme i vjen rradha Pogradecvit të futet në lojë, skuadra kryesore dyshuese ndaj sportistes sëbashku me Vllazninë.
“Ne jemi anëtarë të Federatës Shqiptare të volejbollit, dhe sic do anëtar i kësaj federate në kemi të dretjën të ngremë dyshime në lidhje me sportivitetin e një lojtareje apo një ekipi dhe për këtë kemi ngritur një cështje e cila është komplet sportive, nuk e di pse mori këto përmasa kaq mediatike kur ne saktësisht kemi kërkuar nga federata që për lojtaren në fjalë dhe nga pamjet që kemi hasur kur ajo ka zhvilluar ndeshje me ekipet e tjera për këtë lojtare ne kërkojmë një analizë specifike për të vërtetuar nëse kjo lojtare është e përshtatshme për të luajtur në këtë kategori dhe kontrolluar mbase edhe avantazhet e padrejta që kjo lojtare mund të përfitojë ndaj lojtareve femra. Këtu kam parasysh që mund të kemi përdorimin e substancave të cilat janë të ndaluara nga rregullohet e federative ndërkombëtare sportive, apo terapi të të ndryshme hormonale që ne kemi parë në media që lojtarë i përdorin rregullisht,” – thekson një deklaratë e përgatitur prej tyre ku në pah është Dorian Latifllari, drejtori i qendrës multifunksionale të Pogradecit.
Sipas burimeve për Top Channel kërkesa e klubit Pogradeci ka theksuar testin hormonal, që nënkupton edhe përshtatshmërinë e sportistes për të luajtur në këtë kategori sportive, pra volejboll femrash. Ky test përshtastshmërie lidhet më tepër me sasinë e hormoneve që kanë trupat e meshkujve dhe të femrave, dhe në bazë të nivelit të përcaktuar të lejuar për meshkuj dhe femra, përcaktohet edhe nëse ajo mund të luaj apo jo. Sasia më e lartë e hormonit mashkullorë, testosteron, thjesht përcakton marien e terapive hormonale që konsiderohen doping, pra asnjë lidhje me gjininë.
Më tej drejtuesi i klubit Pogradeci thekson faktin se dyshimet nuk kanë asnjë lidhje me rivalitetin sportiv, pasi në ndeshjen e fundit mes këtyre dy klubeve vajzat e ekipit liqenor kanë fituar përballë Dinamos edhe me sportisten braziliane në fushë.
Top Channel