“Balluku është nën hetim nga SPAK”/ Manja i përgjigjet Bardhit: Ke baltosur Shqipërinë, ke hedhur një mal me akuza

29/10/2025 11:20

Sot është dita e dytë e takimit të 20-të të komitetit parlamentar të stabilizim asociimit Shqipëri – Bashkimi Evropian

Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi janë përfshirë në një debat, pas deklaratave të këtij të fundit.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi u shpreh se ‘Belinda Balluku është nën hetim nga SPAK. Socialisti u shpreh nuk ka një qasje të mbështesë integrimin në BE pasi sipas tij ka hedhur një mal me akuza dhe ka baltosur Shqipërinë.

“Sot qeveria shqiptare ka nr. 2 të saj, zv kryeministrja Belinda Balluku një person nën hetim për milionë euro shkelje të barazisë në tendera. Edhe pse është nën hetim vijon të jetë në krahë të Ramës dhe numri 2 i qeverisë”, tha ndër të tjera Bardhi.

Manja u përgjigj duke thënë se “Dua ta nis me keqardhje sepse dallimet tona politike nuk mund të jenë argument për ta bërë pis Shqipërinë. Të mbështesë integrimi në BE pasi ke hedhur një mal me akuza dhe e ka bërë baltosur Shqipërinë nuk më duket qasje e sinqertë.

Por gjithsesi në cilësinë e përfaqësuesi të maxhorancës kemi përgjegjësi të mbyllë me sukses të gjitha kapitujt që kemi hapur. Qasja jonë ka qenë e qartë ne nuk duam asnjë gjë nëse nuk e meritojmë në këtë proces”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta