Aksident i rëndë në Itali, makina përplaset “kokë më kokë” me autobusin që transportonte 50 studentë, të lënduarit dërgohen në spital

29/10/2025 14:02

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Trevisos të Italisë, ku një autobusi që transportonte rreth 50 studentë u përplas me një makinë.

Shoferi i makinës, 85-vjeç, ka humbur jetën si pasojë e përplasjes. Pesë studentë në autobus janë plagosur, ndërsa 19 të tjerë janë dërguar në spital për të marrë

Mediat vendase raportojnë se drejtuesi i autobusit, 40-vjeç, arriti të shpëtojë studentët, duke i ndihmuar të dalin jashtë.

Sipas Karabinierëve, aksidenti ka ndodhur pas një kthese të fortë, ku makina ka kaluar në korsinë përballë dhe ka shkaktuar përplasjen. Të dy automjetet kanë përfunduar jashtë rrugës.

Autobusi ka rënë në një kanal anash rrugës, por shoferi ka ruajtur kontrollin, duke pasur mundësi të shpëtonte pasagjerët.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit nga Motta di Livenza dhe Treviso, disa ambulanca dhe një helikopter.

Hetimet mbi rrethanat e aksidentit vazhdojnë nga karabinierët, për të kuptuar rrethanat e përplasjes fatale.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta