SHBA godet trafikantët e drogës në Oqeanin Paqësor, 14 të vrarë në sulmet ndaj katër anijeve
Një foto që tregon kongresmenen Lucinda Vázquez duke i prerë thonjtë një ndihmës në zyrën e saj në kongres ka shkaktuar trazira në Peru.
Fotografia, e bërë më 6 nëntor 2024, por që u bë publike së fundmi, tregon Vázquez në një divan ndërsa një nga ndihmësit e saj i shkurton thonjtë e këmbëve në zyrën e saj në kongres në Lima.
#LOÚLTIMO Congresista de Juntos Por el Perú, antes Perú Libre, Lucinda Vasquez, obliga a que su trabajador le corte las uñas de los PIES y le cocine dentro del mismo CONGRESO. pic.twitter.com/mTvI3cIxX9
— Roger García (@RogerAderly) October 27, 2025
Presidenti i Kongresit Peruan, Fernando Rospilosi, e quajti incidentin “të dënueshëm” dhe bëri thirrje për ndëshkimin e saj.
Rospilossi, nga partia Pushteti Popullor, tha se ishte një “poshtërim” për punonjësit e kongresit t’u caktohen detyra të tilla që “nuk bien brenda detyrave të tyre” dhe i bëri thirrje komitetit të etikës së kongresit të vendosë sanksione ndaj Vásquez.
¡INDIGNANTE!
La congresista Lucinda Vásquez usa a su asesor para hacerle el pedicure en su propio despacho del Congreso, humillando a su trabajador.
Y no solo eso: también manda a sus asesores a cocinarle en su casa, en horario de trabajo y pagados con dinero del Estado.
Esto es… pic.twitter.com/iPIkD7InTw— Betty Schaper (@BettySchaper1) October 27, 2025
“Ajo që ndodhi është e dënueshme, nuk duhet të ndodhë në Kongres, ata që kryejnë këto lloj aktesh duhet të ndëshkohen. Shpresoj që komiteti i etikës të marrë të gjitha masat e nevojshme”, tha Rospigliosi në një konferencë për shtyp.
Kryetari i komitetit të etikës, Elvis Vergara, u tha gazetarëve se do të kërkonte një hetim ex officio ndaj Vázquez më 3 nëntor.
Top Channel