Video/ Supersfida në Kupën e Mbretit, Mario Mitaj protagonist në golin kundër skuadrës së Ronaldos
28/10/2025 20:41
Mario Mitaj është aktivizuar titullar në takimin kundër Al Nassr në Kupën e Mbretit të Arabisë Saudite.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte protagonist në një nga golat e supersfidës së luajtur në Riad.
Në minutën e dytë shtesë së pjesës së parë, Mitaj me një pas të thjeshtë nga mesi i fushës nxori zbuluar mbrojtjen e Al Nassr dhe Aouar i vetëm përballë portierit nuk gaboi, duke kaluar sërish Al Ittihad në avantazh.
Ky është asisti i parë i Mitajt për këtë sezon, me mbrojtësin që duket se është gati për takimet e nëntorit.
Asisti i Mitajt: Kliko këtu për videon
Top Channel