Marvin Çuni më në fund ka gjetur golin e parë sezonal në Serie B me fanellën e Sampdorias.

Sulmuesi shqiptar u bë protagonist në sfidën ndaj Empolit të Stiven Shpendit, duke shënuar në minutën e 80-të.

Pas një krosimi të saktë nga Barak, 24-vjeçari goditi me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar rezultatin vetëm tre minuta pas golit të Popov për miqtë.

Ky ishte goli i parë i Çunit në dhjetë ndeshje këtë sezon, ndërsa më herët ai kishte regjistruar një asist. Një sinjal i rëndësishëm për sulmuesin kuqezi, i cili kërkon të fitojë më shumë minuta dhe besim te Sampdoria, por edhe te Kombëtarja shqiptare.

Kliko këtu për golin

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta