Shtohen mamografitë, në qendrat shëndetësore vazhdojnë kontrollet nga gratë e vajzat

28/10/2025 17:17

Fluks i madh pacientesh në qendrën shëndetësorë të specialiteteve në Tiranë për të bërë mamografi apo eko gjiri, por kjo vetëm dy muajt tetor–nëntor, ndikuar nga fushatat e shumta sensibilizuese.

Ka gra të cilat ekzaminohen për herë të parë por ka nga ato që bëjnë kontrollet sipas protokollit, pasi kanë fituara betejën me kancerin e gjirit siç është dhe kjo grua e cila zgjodhi të mos ekspozohej.

“Bëra 8 seanca kemio , pastaj operacion dhe pastaj rrezet. Kontrollohuni se shpëton jetë”, u shpreh ajo.

Tetori dhe fjongo rozë duket se arrin qëllimin për t’i kujtuar gratë në kryeqytetet për eko apo mamografi.

Gjatë këtij muaji janë kryer mbi 1 mijë ekzaminime, të cilat janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme për 7-8 gra të moshave te ndryshme.

“Kemi bërë mbi 1 mijë mamografi dhe ky fluks vazhdon edhe për muajin nëntor, po pastaj vijnë raste që kanë ndonjë indicie për kontroll”, u shpreh radiologu, Guliem Paloka.

Sipas statistikave më të fundit 1 në 8 gra diagnostikohet me kancer gjiri në vendin tonë dhe kontrollet rutinë, jo vetëm në tetor, parandalojnë rastet fatale .

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta