Video/ Pamje tronditëse nga Gjiri i Atlantikut, “Uragani i shekullit” përfshin Xhamajkën, raportohet për viktima
Tensionet në Rripin e Gazës janë përshkallëzuar sërish, pasi Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë të kryejë “sulme të menjëhershme dhe të fuqishme” kundër pozicioneve të Hamasit në qytetin e Rafahut, në jug të enklavës palestineze.
Vendimi vjen pas shkëmbimeve të zjarrit të ndodhura më herët gjatë ditës, ku militantët e Hamasit kanë qëlluar ndaj forcave të IDF-së (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) me snajperë dhe raketa antitank, sipas raportimeve të gazetës Haaretz.
Qeveria izraelite e ka cilësuar incidentin si një “shkelje të rëndë të armëpushimit” nga ana e Hamasit. Për këtë arsye, Netanyahu ka thirrur një mbledhje urgjente sigurie për të analizuar situatën dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm ushtarakë.
Ndërkohë, Times of Israel raportoi se Hamasi ka dorëzuar arkivolin e një pengu izraelit, i gjashtëmbëdhjeti nga 28 të kërkuar nga Tel Avivi. Megjithatë, burime zyrtare konfirmojnë se trupi i këtij pengu ishte kthyer tashmë më herët në Izrael, çka ka shkaktuar konfuzion mbi qëllimin e këtij veprimi simbolik nga ana e Hamasit.
Vetëm pak ditë më parë, dy ushtarë të IDF-së u vranë në Rafah gjatë një sulmi për të cilin ushtria fajësoi Hamasin, ndonëse grupi palestinez ka mohuar çdo përfshirje.
Top Channel