Seanca në Kushtetuese për shkarkimin e Veliajt, gjykata i hap rrugë ish-kryebashkiakut të jetë i pranishëm Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi drejtorin e ri të Portit të Durrësit.
Ajo u shpreh se porti i ri në Porto Romano nis në vitin 2026, teksa shtoi se brenda tre vitesh duhet të jetë dorëzuar.
“Kemi nisur prej kohësh një plan zhvillimi të një porti të ri në afërsi të Durrësit, duke qenë se është pikë referimi për të gjithë rajonin.
Me një punë shumë të detajuar dhe me mbështetjen e një prej kompanive më të mëdha, MIE ka arritur të ketë një dokument të jashtëzakonshëm që parashikon duke dizenjuar të gjithë hapat e ndërtimit të këtij porti të ri në Porto Romano.
Nga RMV dhe Kosova kërkuar të jenë pjesë e këtij projekti, duke qenë e mundur krijimi i një lidhje me dy porte të thata, një në Shkup, dhe një në zonën e Prishtinës.
E thënë kjo, procedura ndërkombëtare ka qenë transparente, ka patur disa faza dhe sot kemi arritur në fazën e fundit të projektit për ndërtimin e këtij porti. Interesi ka qenë shumë i lartë, në 31 janar do kemi fituesin e garës për ndërtimin e portit të Durrësit, i dalë nga një garë ndërkombëtare”, tha balluku.
Në prezantimin që bëri për drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliun, zëvendëskryeministrja tregoi se si e ka bindur për të kontribuar në Shqipëri.
“Një koleg i mirë që Kosovën dhe Shqipërinë iu ka parë si treg të përbashkët zhvillimi ekonomik. Në fillim të shtatorit bëra një bisedë me të dhje e pyeta nëse do kishte interes të kontribuonte për Shqipërinë dhe padyshim rrjedhimisht dhe për Kosovën, pasi më kishte thënë se do dilte nga politika.
Iu duk një propozim i përshtatshëm, pasi kishte vendosur të jetonte dhe në Tiranë. Kështu propozimin e çova te kryeministri Edi Rama, dhe kryeministri e pranoi”, u shpreh ajo.
Top Channel