Në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një organizate që trafikonte lëndë narkotike, arrestohen në Manzë dy vëllezërit

28/10/2025 09:53

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Brothers”, duke vënë në pranga dy vëllezër të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Ata akuzohen nga Gjykata e Breshias si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Njoftimi i Policise

Finalizohet operacioni i koduar “Brothers”, për kapjen e 2 shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Kapen dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali, 2 vëllezër të akuzuar nga Gjykata e Breshias, si pjesëtarë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, dhe i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u finalizua operacioni policor i koduar “Brothers”, për kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasve:

Ergis Hoxha 32 vjeç dhe Arbin Hoxha, 34 vjeç, banues në fshatin Manzë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, i akuzon për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e 2 vëllezërve, në Itali.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta