E rëndë në Itali, 41-vjeçari brazilian vret me thikë ish të dashurën, kishte urdhër ndalimi nga gjykata pasi e kishte dhunuar vazhdimisht
Vajza e Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, dëshmoi sot në një gjykatë në Paris, duke përshkruar “dëmin e thellë psikologjik” të shkaktuar nënës së saj nga një fushatë online dezinformimi rreth gjinisë së saj.
Tiffin Ozier, 41 vjeç, vajza e Brigitte Macron nga martesa e saj e parë me André-Louis Ozier, tha se e ndjente detyrë të dëshmonte në gjyqin e dhjetë personave të akuzuar për ngacmim online të Zonjës së Parë tw Francws. Të pandehurit dyshohet se kanë përhapur akuza të rreme dhe “keqdashëse” rreth gjinisë dhe seksualitetit të gruas së presidentit francez, Emmanuel Macron.
“Nuk kalon asnjë javë që ajo të mos ngacmohet. Askush nga rrethi i saj profesional ose personal nuk shmang përmendjen e këtyre akuzave”, tha Ozier, duke përshkruar se si nëna e saj tani jeton në frikë dhe ankth të vazhdueshëm.
Siç tha ajo, Brigitte Macron i kushton vëmendje çdo detaji të pamjes së saj, madje edhe mënyrës se si lëviz në publik, nga frika se çdo imazh i saj mund të “keqinterpretohet” dhe të përdoret kundër saj online.
Vajza e Zonjës së Parë vuri në dukje se gjendja e saj psikologjike është përkeqësuar ndjeshëm, gjë që konfirmohet edhe nga raportet mjekësore.
“Ajo i lexon komentet e postuara që i shfaqen, por nuk dëshiron më t’i shohë ato”, shtoi ajo. Në të njëjtën kohë, ajo zbuloi se rasti ka prekur thellësisht edhe pjesën tjetër të anëtarëve të familjes, duke thënë se nëna e saj “është e shkatërruar që nipërit e mbesat e saj po dëgjojnë atë që thuhet” dhe se “ajo nuk di si ta ndalojë atë”.
Çështja lidhet me një padi të ngritur nga avokati i Brigitte Macron në gusht 2024 për ngacmim kibernetik, i cili çoi në dy valë arrestimesh në shkurt dhe mars 2025. Prokurorët identifikuan postime që vinin në dyshim gjininë dhe seksualitetin e Zonjës së Parë, ndërsa në disa raste diferenca e saj në moshë me Presidentin Macron u përshkrua si “pedofili”.
Tetë burra dhe dy gra, të moshës 41 deri në 60 vjeç, përfshijnë një zyrtar të zgjedhur, një pronar galerie, një specialist IT, një mësues, një menaxher pronash dhe një biznesmen.
Një nga të pandehurit është reklamuesi 41-vjeçar Aurélien Poirson-Atlan, i njohur në internet me pseudonimin “Zoé Sagan”, llogaria e të cilit në platformën X është pezulluar tashmë. Nëse dënohen, të pandehurit përballen me burg deri në dy vite.
Top Channel