Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, teksa autori është vënë në pranga.
Gjithçka ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta. 33-vjeçari i arrestuar, rezulton me precedent penal për vjedhje.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Vullnetari”, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit:
-B. S., 33 vjeç, banues në Elbasan. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, në lagjen “Vullnetari”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. D., 52 vjeç, e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë)“, njofton policia.
52-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Top Channel