Iliria vazhdon ecurinë pozitive në Kategorinë e Parë, duke marrë një pikë të vlefshme në transfertë ndaj Apolonisë.

Skuadra nga Fushë-Kruja barazoi 0-0 në ndeshjen që hapi javën e 9-të të kampionatit, duke ruajtur pozitat e saj në zonën e kreut.

Takimi ishte i luftuar nga të dyja skuadrat, me raste të shumta për gol, veçanërisht në pjesën e dytë kur vendasit shtuan presionin. Apolonia pati disa mundësi të mira për të kaluar në avantazh, por nuk arriti të mposhtë mbrojtjen e fortë të miqve.

Në minutat e fundit, Apolonia luajti me një lojtar më shumë pas ndëshkimit me karton të kuq të Stafës, por as ky avantazh nuk mjaftoi për të ndryshuar rezultatin.

Në këtë mënyrë, Iliria ruan vendin e tretë në renditje dhe vazhdon të surprizojë në këtë fillim sezoni, ndërsa Apolonia mbetet menjëherë pas saj, duke treguar se do të jetë sërish pjesë e garës për ngjitjen në Superiore.

Rezultati përfundimtar:

APOLONIA 0–0 ILIRIA

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta