“Jam e shokuar”, volejbollistja e pezulluar nga Federata rrëfen momentin për ‘Goca dhe Gra’: Situatë vërtet e rëndë, hera e parë që më ndodhte

28/10/2025 21:37

Volejbollistja braziliane Ferreira, e cila u pezullua nga Federata pas diskutimeve të mëdha mbi gjininë e saj, ka folur më shumë për situatën se si e zbuloi lajmin dhe si u ndje pas gjithë kësaj historie, të cilën ajo e quan një çmenduri të madhe.

Nayara, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, tregoi se ndihej e shokuar nga vendimi i pezullimit edhe pse të afërmit dhe shoqëria i kanë ndenjur pranë duke e suportuar.

“Situate ishte vërtet e rëndë dhe që atyre realisht i vinte zor dhe turp dhe nuk dini se si të më shpjegonin. Klubi erdhi dhe më foli. Kemi këtë situatë dhe ti je e pezulluar. Presidenti i klubit më tha. U shokova. Ishte hera e parë që më ndodhte kjo situatë në jetën time.

Familja dhe shoqëria është me mua, më suportojnë. Mami im qau për këtë situatë, e kuptoi që kjo situatë është një çmenduri e madhe. Kam qenë 12 vjeçe kur nisa të luaj volejboll. Doni të vërtetën. Sapo erdha këtu, kam vetëm 3 muaj që kam ardhur dhe e gjej vetën në këtë situatë. Pyes veten a jam e sigurt në këtë vend. Ndihem e shokuar, e pyes veten pse e kam merituar këtë gjë. Pyes veten edhe për vajzat në kë gjithë botën”, u shpreh ajo.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta