Formimi i qeverisë së re të Kosovës, Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve
28/10/2025 15:30
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance për formimin e qeverisë.
Sipas informacioneve të deritanishme, janë mbledhur 40 nënshkrime, porse nuk janë deponuar akoma, sepse pritet që së pari të zhvillohen takimet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin e cila ka edhe tetë ditë kohë për të caktuar mandatarin e dytë për formimin e qeverisë.
Nga ky ekuacion nuk përjashtohet as Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse qeveria e propozuar nga kjo parti të dielën nuk mori besimin e deputetëve të Kuvendit.
Top Channel