E bujshme/ Plas te Reali i Madridit, Vinicius kërkon largimin nga “Los Blancos”? Premier League hidhet në sulm

28/10/2025 12:40

Superylli brazilian Vinicius Junior ka vënë në alarm gjigantët e Premier League, pasi ka bërë të ditur se është i hapur për një largim nga Real Madrid.

Sipas mediave spanjolle, marrëdhëniet mes Viniciusit dhe trajnerit të ri të “Los Blancos”, Xabi Alonso, janë përkeqësuar ndjeshëm pas një përplasjeje të fortë në ndeshjen e fundit të El Clásico-s kundër Barcelonës.

Gjatë fitores së Realit ndaj Barcelonës fundjavën e kaluar, Alonso e zëvendësoi Viniciusin rreth 20 minuta para përfundimit të ndeshjes — vendim që lojtari nuk e priti aspak mirë.

Braziliani u pa i irrituar, duke pyetur trajnerin: “Unë? Unë, mister? Unë?”

Në dalje nga fusha, kamerat televizive e kapën duke thënë: “Gjithmonë unë… Po largohem nga skuadra. Më mirë të largohem.”

Edhe pse më vonë u kthye për të ndjekur minutat e fundit nga stoli, tensioni mes tij dhe Alonsos duket se ka arritur pikën e vlimit.

Sipas burimeve pranë lojtarit, Vinicius beson se raporti me trajnerin është i pariparueshëm dhe se mund të kërkojë një transferim që në merkaton e verës.

Kjo situatë ka tërhequr menjëherë interesin e klubeve më të pasura angleze, që do të ishin gati të hapnin një luftë ofertash për të siguruar shërbimet e yllit brazilian.

Që nga mbërritja e tij në Madrid, Vinicius ka shënuar 111 gola në 316 ndeshje me Realin, ndërsa ka realizuar edhe 8 gola në 43 paraqitje me kombëtaren e Brazilit.

Ai ishte heroi i finales së Ligës së Kampionëve 2022 ndaj Liverpool-it dhe shënoi sërish në finalen e vitit 2024 kundër Borussia Dortmund, duke ndihmuar Realin të marrë trofeun e 15-të europian në historinë e tij.

Në Angli, skuadra si Manchester City, Liverpool, Chelsea dhe Arsenal po e ndjekin nga afër situatën.

Nëse tensionet në Madrid nuk sheshohen, verën e ardhshme mund të kemi një nga transferimet më të mëdha të dekadës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta